Ferizaj

Reçica: Ferizaj së shpejti me arkiv kadastral të digjitalizuar

By FerizajPress

July 17, 2019

Bashkë me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu pritëm në vizitë Kryeshefin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti i shoqëruar nga ekspertë të AKK-së, me rastin e fillimit të projektit të skanimit dhe nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Agjencionit Kadastral të Kosovës dhe Komunës së Ferizajt për vendosjen e tabelave të numrave të shtëpive në tërë territorin e komunës së Ferizajt.

Komuna e Ferizajt përfiton grant për prodhimin dhe vendosjen e tabelave të adresave të shtëpive në vlerë prej 30 mijë euro, projekti do të financohet nga Qeveria Norvegjeze dhe komuna e Ferizajt, përmes së cilit projekt kompletohet sistemi i adresave në komunën e Ferizajt.

Me rastin e kësaj vizite, bashkarisht monitoruam nga afër punët dhe aktivitetet e zyrës kadastrale komunale, lidhur me fillimin e projektit “Indeksimi dhe skanimi i dokumenteve kadastrale të Kosovës”, projekt që ka për qëllim digjitalizimin e dokumenteve arkivore kadastrale që mundëson qytetarëve shërbime cilësore dhe efikase.