Sot përkujtojmë Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kjo ditë na kujton plagën e hapur të luftës, dhimbjen dhe vuajtjet e familjarëve për këtë gjendje të rëndë të pagjeturve.
Gjithashtu na kujton përgjegjësinë shtetërore, politike e shoqërore që kemi, andaj kërkohet ngritje e ndërgjegjësimit publik në mbështetje të procesit të zbardhjes së fatit të gjithë personave të zhdukur në Kosovë