Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, Elmi Reçica, ka thënë se është ithtar që marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi të sillet në Kuvendin e Kosovës dhe të shihet nëse janë 2/3 e votave për ta votuar këtë marrëveshje. Reçica për ‘Epokën e Re’ e ka ftuar opozitën që, sa u përket angazhimeve në agjendën europiane, të mos reflektojë politika e brendshme. Duke folur rreth raporteve të fundit Kosovë-Serbi, deputeti Reçica ka thënë se Serbia ka plane për destabilizim të rajonit.
Reçica ka komentuar edhe shtyrjen e vendimit nga autoritetet franceze për liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj.
Ai thotë se është padrejtësi jashtëzakonisht e madhe që po i bëhet Kosovës, të gjithë ish-ushtarëve të UÇK’së, veçanërisht Ramush Haradinajt dhe familjes së tij.
Deputeti Reçica ka thënë se Kosova duhet ta forcojë diplomacinë parlamentare, grupet e miqësisë, diplomacinë ekonomike, diplomacinë e sigurisë dhe atë të inteligjencës.