Ferizaj

Reçica: Adem Demaçi, Nderi i kombit, tërë jetën e tij e vuri në shërbim të atdheut

By FerizajPress

July 27, 2019

Deputeti Elmi Reçica në njëvjetorin e përkujtimit te Adem Demaçit ka bkerësuar lartë kontributin e tij.

Reçica e ka quajtur Nderi i kobmit dhe atdhetarë të jashtëzakonshëm që tërë jetën e tij e vuri në shërbim të atdheut, lirisë dhe çështjes kombëtare.

Një vit më parë u nda nga ne personaliteti më i ndritur e më i shquar kombëtar, Bacë Adem Demaçi.

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta e Bacë Adem Demaçit, kujtojmë dhe e nderojmë veprimtarin dhe atdhetarin e jashtëzakonshëm, Nderin e Kombit, i cili tërë jetën e tij e vuri në shërbim të atdheut, lirisë dhe çështjes kombëtare.

Jetën dhe veprën e Bacë Adem Demaçit do ta kujtojmë dhe nderojmë përgjithmonë me respekt e dashuri të veçantë, ka shkruar Reçica.