Rebelët në Siri kanë njoftuar një ofensivë të madhe që synon thyerjen e rrethimit të Qeverisë së Aleppo-s në lindje.
Një grup i monitorimit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ka thënë se rebelët kishin qëlluar me qindra raketa në Aleppo-n perëndimor duke vrarë të paktë 15 civilë, përcjellë Klan Kosova.
Ky grup i monitorimit ka raportuar gjithashtu se ata kishin në shënjestër aeroportin ushtarak al-Nayrab në lindje.
Rreth 275 mijë njerëz janë rrethuar në lindje nga forcat pro-qeveritare për disa muaj.
The post Rebelët sirianë në përpjekje për thyerjen e rrethimit në Aleppo appeared first on GazetaBlic.