Ferizaj

Realizoi fitoren e sezonit, Sokoli tregon se kush është meritori për këtë

By FerizajPress

April 28, 2019

Ferizaj ka vazhduar me rezultate fantastike. Skuadra e Bylbyl Sokolit ka regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Ballkanin në udhëtim 4:2 .

“Sot ishte një fitore tejet e rëndësishme. Kemi krijuar një siguri në lojë edhe pse ka shumçka për t’u përmirësuar. Kam parë elemente të vetëkanqësisë në momente dhe kjo duhet të përmirësohet. I komplimentoj futbollistët për angazhimin, mënyrën e lojës, qasjen dhe gjakftohtësinë para portës. Ata janë meritorët”, deklaroi Sokoli për SuperSport.

Ferizaj tashmë ndodhet jashtë zonës së barazhit dhe do të mundohet deri në fund që ta ruajë këtë pozitë.

“Ne duhet të vazhdojmë me disiplinë. Fati është në duart tona për të ikur nga barazhi. Nuk kemi numër të madh të futbollistëve në bankë. Dalja nga barazhi do të jetë e vështirë, por jo e pamundur”, përfundoi Sokoli.