E ardhmja e Mauro Icardit do të jetë Interi. Sipas “Libertad Digital”, Real Madridi ka refuzuar ta marrë Icardin, përcjellë “Lajmi.net”. Agjentja dhe gruaja e lojtarit, Wanda Nara, ka tentuar gjatë gjithë kohës arritjen e akordit me “Los Blancos”. Mirëpo, Reali nuk ka shprehur interesim për të afruar në ekip sulmuesin argjentinas. /Lajmi.net/