Sport

Real Madrid shet Ronaldon, paraqet mega-ofertë për yllin e madh nga Serie A

By FerizajPress

July 07, 2018

Real Madrid është duke finalizuar shitjen e Cristiano Ronaldos në Juventus. Por, klubi madrilen ka filluar të mendojë edhe për përforcime të këtij afati kalimtar të verës. “Corriere dello Sport” shkruan se presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez ka identifikuar blerjen e re në Santiago Bernabeu, përcjell “lajmi.net”. Perez është i gatshëm të paguajë 155 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Lazios, Sergej Milinkovic Savic. /Lajmi.net/