Sport

Real Madrid prezanton Marianon, do të befasoheni nga numri në fanellë

By FerizajPress

August 31, 2018

Mario Diaz është prezantuar si futbollist i ri i Real Madridit. Nën shoqërinë e presidentit të klubit, Florentino Perez, sulmuesi i rikthyer në klub nga Olympique Marseille, u shpreh i lumtur që gjendet në Santiago Bernabeu. Por, tifozët kanë mbetur të befasuar nga vendimi i klubit që i dhuroi fanellën e famshme me numrin 7, përcjell “lajmi.net”. Numri 7 mbeti i lirë pas largimit të Cristiano Ronaldos në Juventus. /Lajmi.net/