Kolumbiani është pjesë e Bayern Munich ( huazim) dhe marrëveshja e bënë lojtarin pjesë të bavarezëve për dy vite, me mundësi për blerje kurdoherë gjatë këtyre dy viteve. Bayern mund ta blejë kartonin e lojtarit për shumën e 41 milionë eurove. Por, me “ngecjen” e “mbretërve” në merkato, duket se ata janë të gatshëm ti paguajnë Bayernit rreth afër 40 milionë euro për ta prishur marrëveshjen e huazimit të kolumbianit. Rodriguez pati performancë fenomenale me gjermanët dhe besohet se do të ishte përforcimi i duhur për “Los Blancos”. /Lajmi.net/