Real Madrid ka bërë gati një ofertë të re për transferimin e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi. “Tuttosport” raporton se klubi madrilen është i gatshëm të inkuadrojë një futbollist në ofertën për blerjen e kapitenit të “Nerazzurrëve”. Së bashku me një shifër prej mbi 100 milionë euro, Real Madrid është i gatshëm ta sakrifikojë edhe Mateo Kovacicin, përcjell “lajmi.net”. Kovacic mund të jetë i interesuar të rikthehet në Inter pasi nuk konsiderohet futbollist i dobishëm nga trajneri i ri i “Los Blancos”, Julen Lopetegui. /Lajmi.net/