Sport

Real Madrid me komunikatë zyrtare për Neymarin

By FerizajPress

July 03, 2018

‘TVE’ ka raportuar se Real Madrid i ka ofruar 310 milionë euro skuadrës së PSG-së për yllin brazilian. Këto raportime i ka quajtur të pavërteta Real Madrid, që ka reaguar përmes një komunikate. “Duke pasur parasysh lajmin e lëshuar sonte nga TVE për një ofertë të supozuar të Real Madridit ndaj PSG-së për Neymar, Real Madrid informon se ky informacion është tërësisht i rremë. Real Madrid nuk ka bërë ndonjë ofertë ndaj PSG-së apo lojtarit”, thuhet në komunikatën e skuadrës spanjolle./Lajmi.net/