‘Los Blancos’ në stadiumin e tyre kanë mposhtur skuadrën e Milanit, me rezultat 3:1. Fillimi i ndeshjes ishte me ritëm të lartë, ku brenda katër minutave u shënuan katër gola. Karim Benzema në minutën e 2’ shënoi për epërsinë e parë të Real Madridit. Nuk kaluan më shumë se dy minuta, dhe Milan barazoi në 1:1, përmes Higuain. Në fund të pjesës së parë, Real Madrid riktheu epërsinë, kur shënoi me Gareth Bale. Real Madrid nuk u ndal me kaq, duke shënuar edhe golin e tretë në fund të ndeshjes përmes Mayoral Moya./Lajmi.net/