Sport

Real Madrid arrin marrëveshje me portierin e ri

By FerizajPress

July 26, 2018

Real Madrid ka arritur marrëveshje me portierin e Chelseat, Thibaut Courtois. Mediat spanjolle raportojnë se ylli belg do të jetë blerje e re e klubit nga Santiago Bernabeu. Courtois ka vendosur të largohet nga Chelsea, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”. Real Madrid dëshiron ta rikthejë në Madrid ku Courtois ishte paraqitur me shumë sukses te ish skuadra e tij, Atletico Madrid. /Lajmi.net/