Ferizaj

Reagon zëdhënësi i komunës, Naim Ferati.Thotë se janë respektuar procedurat ligjore

By FerizajPress

September 10, 2016

Ferizaj.10.09.2016. Pranimi në punë i tre zjarrfikësve ka ngjallur debatin nga distanca në mes përfaqësuesve të pushtetit dhe zyrtarëve të PDK-së.

Këta të fundit, kanë konsideruar sot, se kryetari i Ferizajt, me rastin e punësimit të këtyre zjarrfikësve  ka bërë shkelje të rënda ligjore.

Lidhur me këto akuza ka reaguar edhe zëdhënësi i komunës, Naim Ferati, duke thënë se nuk bëhet fjalë për kurrfarë shkeljesh, ngase me këtë rast janë respektuar ligjet në fuqi.

“ Ligji i punës dhe ligji për shërbimin civil parasheh që çdo vend i lirë i punës duhet të plotësohet në bazë të konkurseve publike.Gjithashtu edhe neni 99 i Ligjit të Punës, parasheh që në mungesë të akteve tjera, të shfrytëzohen ose të merren parasysh rregulloret ekzistuese.Komuna e Ferizajt e ka kryer këtë procedurë.Gjithashtu shqetësimet e tyre nuk qëndrojnë për arsye se ne kemi gjithë bazën e cila është mbështetë edhe te pranimi i tre punëtorëve-zjarrfikësve.Në këtë institucion ka shumë më shumë nevojë për të pasur të punësuar të ri, për arsye se dihet specifika e punës dhe nevojat që kanë zjarrfikësit në Ferizaj”, ka thënë Ferati, për të shtuar “se këto reagime të PDK-së janë bërë refrene të zakonshme, e që nuk përbëjnë shqetësim për pushtetin, ngase dita -ditës po dëshmohet puna e mirë e institucioneve”