Ferizaj

Reagon Menaxhmenti i tregut të kafshëve: Therja e kafshëve asnjëherë nuk është bërë brenda tregut të kafshëve

By FerizajPress

December 04, 2016

Stafi drejtues i tregut të kafshëve reagon ndaj një shkrimi të botuar dje në portalin Ferizajpress. Ndër të tjera në atë shkrim, autori thotë se “Edhe pse therja e kafshëve sipas ligjeve në fuqi është e ndaluar në tregun e kafshëve ajo vazhdon të bëhet edhe më tej”.

Duke u nisur nga kjo, me plotë përgjegjësi themi se asnjëherë brenda tregut të kafshëve nuk ka ndodhur therja e kafshëve.Këtë e tregojnë edhe fotot e botuara, të cilat në asnjë mënyrë nuk e tregojnë hapësirën e brendshme të tregut, por të një parcele që ndodhet më larg përballë tregut.Andaj nisur nga kjo, për hir të informimit të drejt, ua bëjmë me dije qytetarëve dhe institucioneve se menaxhmenti i tregut me përpikëri i zbaton të gjitha dispozitat e paraparë ligjore.Pavarësisht qëllimit të mirë të portalit për t’i informuar drejt qytetarët me rrezikun që bartë prerja e kafshëve në hapësirat e palicencuara, konstatojmë se në asnjë mënyrë redaksia e këtij portali, nuk ka qenë dashtë ta përdorë tregun si vendin ku theren kafshët.Nisur nga kjo, i bëjmë thirrje redaksisë që të vijën në vend të ngjarjes dhe të binden me këtë, e jo të shërbehen me fotografi e insinuata të qytetarëve që dërgojnë informatat të pavërteta në këtë portal

Menaxhmenti i tregut të kafshëve në Ferizaj

 

Sqarim i redaksisë Ferizajpress

Artikulli  në fjalë nuk ka pasur asnjë qëllim  etiketimi   të tregut të kafshëve por  të sensibilizoi qytetarët  se pavarësisht kafshët a janë therë  jashtë apo brenda  në asnjërën pjesë nuk ka kushte për këtë veprim. Qëllimi i artikullit ishte të tërheq  vëmendjen e qytetarëve që të kenë kujdes kur blejnë mish  në këto hapësira dhe rrezikut të cilit i nënshtrohen  me vetëdije të plotë që mund të ketë pasoja për familjet e tyre.

Për më tepër mund të lexoni edhe një pjesë të ligjit që ka të bëjë me therjen e kafshëve

Procesi i therjes së kafshëve 1. Procesi i therjes së kafshëve kryhet vetëm nga subjekte dhe në mjedise që përmbushin kushtet e përcaktuara me ligj dhe i nënshtrohet mbikëqyrjes së veterinerit zyrtar të strukturës veterinare vendore, procedurë në të cilën përfshihet kontrolli klinik i kafshës, si dhe të gjithë dokumentacionit shoqërues, përfshirë këtu certifikatën veterinare, lejen e lëvizjes dhe matrikullin. Therja e kafshës nuk kryhet deri sa kjo të lejohet nga veterineri zyrtar.

Vazhdon therja e kafshëve në kushte johigjienike (Foto)