Lajme

Reagon kryeprokurori Llalla pasi mori kërcënime në familje

By FerizajPress

September 23, 2016

Zyra e Shtypit të prokurorit reagoi përmes një njoftimi zyrtar, duke thënë se Adriatik Llalla “ashtu edhe institucioni i Prokurorisë vijojnë normalisht aktivitetin në bazë të ligjit dhe nuk ka asnjë cënim në ecurinë e hetimeve që po zhvillohen në të gjithë strukturat e institucionit”.

Ky reagim erdhi pas interesimit të gazetarëve në lidhje me lajmin e publikuar në Top Channel për kërcënimin e kryeprokurorit.

Adriatik Llalla ka nxjerrë jashtë vendit familjarët e tij, fëmijët dhe bashkëshorten shtatzënë që është në pritje të një fëmije të tretë. Ata janë nën ruajtje 24 orë nga policia e shtetit partner ku janë strehuar