Lajme

Reagon Kelmendi: Linçimi publik i gazetarëve, në institucionin më të lartë është akt i ulët

By FerizajPress

January 20, 2017

Sipas tij, linçimi publik i gazetarëve, pavarësisht cilët janë ata, në institucionin më të lartë përfaqësues dhe ligjvënës të Republikës është një akt i ulët, shkruan lajmi.net.

“Linçimi publik i gazetarëve, pavarësisht cilët janë ata, në institucionin më të lartë përfaqësues dhe ligjvënës të Republikës është një akt i ulët nga kushdo që vjen, për çfarëdo arsye që bëhet”, thotë ai.

Ndër tjera ai thotë, se “Ka institucione kredibile ku sanksionohen shkeljet që bëjnë gazetarët.”

“Ndryshe, imponohet frikë, censurë e vetëcensurë – kancer për zhvillimin e një shteti e shoqërie demokratike.”

“Praktikë e dëmshme. Të ndalet sa më parë”, shkruan ai në llogarinë e tij zyrtare në Facebook. /Lajmi.net/