Pas publikimit të lajmit në Ferizajpress, për aksidentin me shtyllë elektrike në fshatin Vërnillë të Ferizajt ka reaguar Viktor Buzha, zëdhënës në Kompaninë KEDS.
Në reagimin e tijë, Buzhala ka thënë se telat për të cilët bëhet fjalë në shkrim nuk janë të energjisë elektrike port ë kompanive telekomunikuese të cilat po vihen pa kurrëfar kriteri.
“Siguria fizike e qytetarëve është prioritet i kompanisë dhe secili rast që ndodh si pasojë e faktorëve ekstern evitohet brenda ditës” ka thënë Buzhal
Ky është reagimi i plotë I Viktor Buzhalës, zëdhënës i Kompanisë KEDS
Sqarim: Të nderuar, më duhet t’ju informoj se në tekstin e mëposhtëm nuk është thënë e vërteta. Bëhet fjalë për telat e kompanive telekomunikuese e jo telat e energjisë elektrike. Lidhur me gjendjen e atyre kabllove dhe evitimin e situatave si ajo që ju e keni paraqitur, është detyrë edhe e vet qytetarëve që të mos i lejojnë kompanitë e tilla të vendosin kabllot në atë mënyrë, pasi ato po i vendosin ato kabllo pikërisht për t’iu ofruar shërbime qytetarëve të afektuar. Në këtë rast edhe KEDS-i është viktimë, pasi pos që i kanë mbetur konsumatorët pa energji elektrike i janë dëmtuar edhe asetet. KEDS nuk lejon në asnjë rrethanë që telat e energjisë elektrike të jenë më ulët se standardet e parapara. Siguria fizike e qytetarëve është prioritet i kompanisë dhe secili rast që ndodh si pasojë e faktorëve ekstern evitohet brenda ditës.