Nasim Haradinaj ka thënë sot se Isa Mustafa ka aplikuar se është shpallur veteran i luftës së UÇK-së. Por, Mustafa me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se as nuk ka aplikuar e as nuk është shpallur veteranë.
Postimi i plotë i tij:
Lexova sot në një portal, sipas dëshmisë së z. Nasim Haradinaj, se edhe unë qenkam në listën e veteranëve. Dua të sqaroj për opinionin se as nuk kam aplikuar e as nuk jam shpallur veteran i luftës së UÇK-së.
Me mijëra aktivist kemi grumbulluar fonde për Kosovën gjatë viteve të nëntëdhjeta, kemi mbështetur luftën e UÇK-së financiarisht, por as unë dhe as bashkëpunëtorët e mi nuk kemi kërkuar pension për clirimin e vendit. Është tragjike të lejohet që çdo luftëtarë i vërtetë të bartë në supet e tij edhe dy veteran të rrejshëm. Kështu damkoset lufta e keqpërdoren taksapaguesit e Kosovës. Duhet të veprojë ligji./Lajmi.net/
Lexoni edhe:
Edhe Demaliaj ka dëgjuar se Isa Mustafa ka aplikuar për statusin e veteranit