Show Biz

Reagon Getinjo pas akuzave për LGBT

By FerizajPress

September 17, 2019

Getinjo së fundmi u akuzua për ofendim të komunitetit LGBT.

Getinjo ditët e fundit mori një sëri kritikash nga publiku për shkak të disa vargjeve në bashkëpunimin e fundit me Loredanën tek kënga ‘Feuer’, shkruan lajmi.net.

Reperi nga Ferizaji në një pjesë të këngës thotë “Ti sje G, ti je LGBT” dhe kjo fjali është marrë si ofendim nga fansat për komunitetin LGBT.

Por tani me anë të një postimi të bërë në llogarinë e tij në Instagram Getinjo tha se kjo nuk ka pasur qëllim të ofendoj komunitetin, edhe pse kënga ka tingëlluar nënçmuese. /Lajmi.net/