Pas publikimit të artikullit bazuar në ankesat e qytetarëve në lidhje me artikujt e prishur të cilët konsumatori i ka dërguar në redaksinë e Feruizajpress ka reaguar menaxhmenti i kompanisë Eli-Ab i cili këto i ka quajtur të pavërteta dhe tendencë e qëllimshme e qarqeve të ndryshme dashakeqëse, për të ulur kredon dhe cilësinë e marketit. Ferizajpress përmes këtij artikulli ka paraqitur vetëm shqetësimin e qytetarëve por në vazhdim u sjellë edhe reagimin e menaxhmentit të Kompanisë Eli-Ab të cilët mohojnë se një gjë e tillë të ketë ndodhur në marketin e tyre. Reagimin e plotë mund ta lexoni në vazhdim:
Një e pa vërtetë ndaj Eli-Ab
Artikulli i sotëm në portalin Ferizajpress që kinse në marketin Eli-Ab kanë qenë të ekspozuara artikuj me afat të skaduar është një e pavërtetë dhe tendencë e qëllimshme e qarqeve të ndryshme dashakeqëse, për të ulur kredon dhe cilësinë e marketit tonë, gjithashtu duke u munduar për të ulur edhe konsideratën dhe shërbimin që kemi ndaj konsumatorëve.
Marketi Eli-Ab është i njohur që përvec çmimeve të arsyesshme dhe me diferencë ndaj marketeve tjera, gjithashtu edhe me bëmirësinë e vazhdueshme që ka për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Këtë të pavërtetë dhe tendencë e potencojë dhe vlerësojë për shkakun se vetëm në muajin e fundit kemi pasur tre (3) kontrolla nga inspektorët kompetent pikërishtë për këtë qështje, e hiç më larg se dje dt. 02/11/2016 në inspektim të marketit Eli-Ab për orë të tëra kanë qenë Inspektorët Sanitarë Komunal në kontrollë të të gjithë artikujve që janë në dispozicion të qytetarëve, ku vlerësimi përfundimtarë ka qenë jashtëzakonisht në rregull, duke vlerësuar se e tërë veprimtaria që zhvillohet në marketin tonë është konformë rregullave dhe ligjeve ne fuqi.
Këtë të pa vërtete për marketin Eli-Ab na e fuqizon edhe më tepër fakti, se kemi të punësuar persona që ekskluzivisht në përshkrim të detyrës së tyre është të merren me verifikimin dhe kontrollin shumë dimensional të të gjithë artikujve që janë në dispozicion të klientëve tonë.
Edhe për kundër qëllimeve të tilla, Ne do të punojmë në vazhdimësi duke ofruar shërbime cilësore. Sinqerisht, Marketi Eli-Ab
Kujdes, këta artikuj mund të vrasin (Foto)