Lajme

Reagojnë gardianët: Nuk u përfshimë në Ligjin për Paga

By FerizajPress

July 07, 2018

Sindikata e Shërbimit Korrektuese te Kosovës, ka shprehur shqetësimin lidhur me Ligjin mbi Pagat. Sipas kryetarit të kësaj sindikate, Zenun Sadikaj, dikund 1770  punonjës të shërbimit korrektues të Kosovës nuk u përfshinë fare në këtë ligj. “Ne jemi pjesë e uniformës sikurse FSK, Policia, Doganat, Zjarrfikësit që të gjithë janë të përfshirë në ligjin për pagat kurse në shërbimi korrektues nuk figurojmë fare”, ka thënë Sadikaj. Ai ka kërkuar që ky ligj të rishqyrtohet. “Kërkojmë nga organet përgjegjëse që te ligji mbi pagat të rishqyrtohet që mos të anashkalohemi ne si shërbim korrektues e që nuk jemi të pakët në numër , jemi rreth 1700 pjesëtarë të shërbimit korrektues”, është shprehur tutje. Sadikaj ka shtuar se sipas informatave, koeficienti i përfolur për ta është 1.5, por ai nuk është i kënaqur as me këtë koeficientë të ulët, por edhe faktin se nuk janë përfshirë fare në ligjin për paga si staf civil i burgjeve.