Ferizaj

Reagojnë Enveristët: Akt poshtërues dhe tepër banal të qeverisë dhe administratës franceze.

By FerizajPress

January 07, 2017

Me rastin e arrestimit të z.Haradinaj, nga ana e administratës franceze, për të përmbushur një detyrim për një fletarrestim të vitit 2004 për z.Haradinaj, nga shteti i Serbisë dhënë Interpolit .

Reagojmë me forcë kundër këtij akti poshtërues dhe tepër banal të qeverisë dhe administratës franceze. Shqetësimi ynë, më tepër se për fatin e z,Haradinaj,për të cilin tërësisht jemi të sigurt se përpos poshtërimit s’ka për ti ndodhur asgjë, por athua vallë njerëzit e administratës në Francë, janë aq budallenj dhe të papërgjegjshëm, saqë nuk e dinë se në fund të shekullit 20 Serbia ka shkaktuar një nga konfliktet më të përgjakshme në Evropë pas luftës së dytë botërore, përpos në Kroaci e Bosnje dhe në Kosovë.

Luftën kundër hegjemonizmit fashistë serbë të cilën e bëri UÇK-ja, drejtues i lartë i së cilës ishte z.Haradinaj, e mbështeti edhe aleanca veriatlantike pjesë e së cilës ishte edhe ushtria franceze. Përkujtojmë se kjo e fundit në vitin 1918 e solli ushtrinë serbe në Kosovë si pushtuese. Kurse në mbarim të shekullit 20 u kthye në mbështetëse të atyre që e dëbuan me forcë Serbinë nga Kosova edhe pse edhe gjatë bombardimeve të NATO-s vepronte me lajka. Bill Klinton president amerikan i asaj kohe për sabotimet që I bënin ushtria franceze dhe italiane i patë quajtur kolona e pestë. Ushtria franceze ishte gjithashtu ajo që menjëherë pas çlirimit në Kosovë vuri barrikada mbi lumin Ibër dhe kështu prej atëherë Mitrovica ngeli e ndarë. Kur këtyre fakteve i shtohet edhe ironia dhe torturimi I çlirimtarëve të Kosovës si në Francë ashtu edhe në vende tjera shfaqin një dilemë se kush ishte agresori e kush viktima dhe mos vallë NATOe ndihmoi agresorin siq pretendojnë jo rrallë ti trajtojnë pjesëtarët e UÇK-së. Aktualisht shtetet evropiane nëse e ndalojnë ndokënd në shtetet e tyre për shkak të akuzave të luftës të bëra nga Serbia është njësoj sikur pas luftës së dytë botërore ti akuzosh antifashistët me akuza të ngritura nga eshalonet e Adolf Hitlerit dhe Benito Musolinit. Arrestimi i z.Haradinaj në Francë, një shteti që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ngreh një dilemë se kush është shtet mik e kush shtet armik i Kosovës.

Të mos harrojmë se në kohën kur z.Çeku ishte kryeministër I Kosovës, gjithashtu me fletarrest nga Serbia, e bëri një vizitë në Moskë, disa qytetar mbështetës të Serbisë atje protestuan kundër vizitës së tij. Vizitorin nuk e priti Putini por rusët duke qenë mbështetës potencial të Serbisë jo vetëm në OKB por edhe në krime antishqiptare. Në tokën e tyre nuk u arrest z.Çeku edhe pse këtë mund ta bënin pa më të voglin problem. Mandej rusët nuk penguan në lojërat sportive edhe vendosjen e flamurit të Kosovës, ani pse këtë shtet jo vetëm që nuk e ka njohur por edhe në vazhdimësi e pengojnë konsolidimin e tij. Për mendimin tonë kundër përgjigjeje e duhur për veprime të tilla si ai në Francë dhe kudo që ndodh në Evropë kundër figurave të luftës në Kosovë duhet të shoqërohet me arrestimin e shërbimeve diplomatike të atyre vendeve në Kosovë dhe vetëm kështu do të ndërgjegjësohet opinioni ndërkombëtar karshi Kosovës dhe shqiptarëve. Ja pse I madhi Enver Hoxha nuk I ka besuar as lindjes e as perëndimit. Dhe për të gjithë ata që me lajka synoni të futeshin në Shqipëri, kufirin u a vinte te Thana të cilin se kalonin do të. Edhe në konferencën e paqes në Paris më 1946 kur nga monarku grek dhe fuqit perëndimore dhe ato të lindjes po tentohej ta nëpërkëmbnin luftën e popullit shqiptarë kundër fashizmit. Enver Hoxha hyri me forcë dhe paralajmëroj se këtu nuk kishte ardhur për të dhënë llogari, por për të kërkuar llogari për fatin e Shqipërisë. Dhe përderisa Kosova e Shqipëria të kenë në ballë udhëheqje të tilla siç i kanë dhe si pretendojnë ti vendosin, do të kenë detyrime ndaj çdokujt dhe çdo gjë.

Në emër të frontit kryetari Remzi Hasani