Ferizaj

Reagojnë banorët e Fshatit të Vjetër, kjo është e vërteta e historisë së këtij fshati

By FerizajPress

November 05, 2018

Pas një publikimi  në media  për Fshatin e Vjetër  të komunës së Ferizajt  ka pasur shumë reagime nga banorët e këtij fshati.

Banorët e këtij fshati   kanë dërguar në Ferizajpress edhe një histori të shkrurtër  të Fashatit të Vjetër, për baqnorët e parë,  kolonizimin e këtij fshati dhe familjet e ardhura  nga Sanxhaku,  Nishi e Leskovci.

Një histori e shkurtër për Fshatin e Vjetër(1878)

Shtrihet rreth 2 km në juglindje të Ferizajit. Sipërfaqe prej 445 ha e 38 ari. Lartësi mbidetare 560 m. Vendbanimi i vjetër ishte vendosur në pjesën kodrinore në jug të fshatit. Në këtë pjesë ende gjenden gërmadhat e një kishe të vjetër katolike. Mikrotoponimet karakteristike janë: Te kisha, Mali i Kishës, Lugu i Kishës, Ara te Bunari, Ara e Zabelit, Ara e Bregut, Ara e Vades, Ara e Utrinës, Ara e Razojve, Ledina e Ramës, Krojet, Kodra e Lisit, Ara e Muhaxhirve, etj.

Thuhet se deri në vitin 1850 ky vendbanim i vjetër ishte i banuar me shqipëtar. Në këtë periudhë kohore rruga postare e perandorisë osmane në drejtim të Shkupit kalonte nëpërmes fshatit. Pas vrasjës së një postjeri (tatari) pushtuesit osman dogjën dhe shkatërruan në tërësi fshatin, banorët u detyruan të ikin dhe vendosen diku afër Tetovës.

Në vitin 1878, kur edhe filloi dëbimi i dhunshëm i shqipëtarve të Sanxhakut të Nishit për në Turqi. Një numër i muhaxhirëve të perndjekur u vendosen në pjesën veriore, diku 1 kilometer nga vendbanimi i vjetër. Sipas shënimeve topografike se aty kishte një vendbanim të vjetër, për herë të parë ky vendbanim emërtohet Fshati i Vjetër (Starasellë).

Familjet e para muhaxhire që vendosen në fshat në vitin 1878 ishin: Magash, Hasanovc, Statovc, Çukovc, Obrazhd, Mihalic, Muhazop, Zhinipotok dhe Merlakët.

Në Fshatin e Vjetër, në vitin 1912 ndodhi një masakër në popullatë dhe mizorisht u vranë 86 meshkuj banor të fshatit. Pas kësaj ngjarje disa nga këto familje muhaxhire që shpëtuan u zhvendosën në Ferizaj, Gjilan, Sojevë, Shkup, Shqipëri, Siri dhe dy familje u shpërngulen për Turqi.

Në vitin 1919, sipas të ashtuquajturës reforma agrare fillon kolonizimi fshatit nga serbet dhe malazezët. Shumica e tokës së shqipëtarve u merret me dhunë dhe u falet kolonizatorëve sllavë. Familjet serbe dhe malazeze që kolonizuan Fshatin e Vjetër janë: 1. Nga rrethina e Gacko, Hercegovinë: Perovici (në vitin 1919), Okiljevici (1921), Rudovici (1921), Savici (1921), Gjorovici (1922), Kosutici (1925). 2. Nga rrethi i Nikshiqit: Visnjici (1925), Blagojevici (1925), Tepancevici (1925). 3. Nga rrethina e Shavnik: Axhici (1924). (2) E vetmja familje serbe që nuk ka përfituar nga kolonizimi i trojeve shqipëtare por ka blerë pasurin është Veljkovicet.

Duke qenë bashkëpjesëmarës në persekutime, dhunës psiqike e fizike ndaj popullatës shqipëtare, në vitet 1961-1965, me rënien e Rankovicit këta kolonizues filluan gradualisht të ikin nga Fshati i Vjetër. Duke i shitur tokat, në shumicen e rasteve toka me siperfaqe të mëdha prej 12 hektarësh. Në këtë periudhë kohore fillon edhe të popullohet fshati, kryesisht nga Anamorava.

Lista e familjeve shqipëtare te ardhur ne Fshatin e Vjetër: – Leskovci (1961), Mirash. Familja e Sadik Leskovcit. – Beqiri (1963), Zhiti. Familja e Gani Zhities. – Halimi (1963), Cernic. Familja e Ramiz Cernices. – Sylejmani (1963), Remnik. Familja e Arif Remnikit. – Zeka (1963), Livoç. Jabuqt. Familja e Emin Zekës. – Ismajli (1963), Kashtanjevë. Familja e Halit Kashtanjevës. – Neziri (1964), Monopolc. Familja e Rifat Monopolcit. – Bucaliu (1964), Sllakovc. Familja e Islam Buces. – Bajrami (1964), Talinovc. Familja e Ibush Talinovcit. – Hasani (1964), Remnik. Familja e Fevzi Hasanit. – Gavazi (1964), Mirash. Familja e Ibush Gavazit. – Sopa (1964), Plitkoviç. Familja e Elmi Sopes. – Mahmuti (1964), Terpez.(Sintull) – Slishani (1968), Sojevë. Familja e Vehbi Slishanit. – Fazliu (1968), Devaj. Familja e Halit Devajes. – Bytyqi (1968), Mirosal. Familja e Hysen Bytyqit. – Sylejmani (1969), Remnik. Familja e Heset Sylejmanit. – Rama (1970), Zhiti. Familja e Qazim dhe Isuf Rames. – Reka (1970), Prelez. Familja e Bajram Rekës. – Mehmeti (1971), Uglar. Familja e Azem Mehmetit. -Behluli (1971), Uglar. Familja e Ismet Behlulit. – Beqiri (1974), Mjak – Nebihu (1975), Sojeve, Familja e Sadush Sojeves. – Zefi (1979), Dunav. – Gashi (1986), Lipjan. Familja e Filip Gashit. – Govori (1988), Mirash. Familja e Hamit Govorit. – Arifi (1990), Terpez. Familja e Musa Arifit. – Caka (1991), Kaçanik. Familja e Bislim Cakes. – Bytyqi (1992), Mirosal. Familja e Milaim Bytyqit.

Në vitin 1999 Fshati i Vjetër numronte 105 shtëpi shqipëtare, me rreth 970 banorë dhe 13 shtëpi serbe, me 58 banorë. Në luftën e fundit, nga sulmet barbare të ushtrisë dhe paramilitareve serb dhe në bashkpunim me serbët lokal kolonizues, u vranë dhe u masakruan 13 banorë civil të paarmatosur të fshatit. Ende 3 nga këto viktima civile figurojnë në listën e personave të pagjetureve. U zunë peng mbi 30 të rinjë të cilët nën kërcnimin e armës dhe dhunës fizike e psiqike u detyruan të hapin istikame me javë te tëra. U dogjën mbi 50 shtëpi dhe shumë te tjera u plaqkiten. Dëbimi perfundimtar i banorëve nga trojet e tyre ndodhi në 14 Prill 1999. Si rezultat i këtyre krimeve pas përfundimit të luftës, serbët kolonizues iken nga Fshati i Vjetër së bashku me hordhit barbare kriminale. Duke marrë me vete plaqkën e luftës së bashku me krimet e luftës që sot e asaj dite mbetën ende të pandëshkuara. Sot Fshati i Vjetër numëron diku 300 shtëpi shqipëtare me rreth 1700 banorë.

Ing. Naser Beqiri, Fshati i Vjetër.