Kjo listë që është pjesë e Qeverisë së Kosovës, por e dirigjuar krejtësisht nga Beogradi, thotë me dëshirën për lirimin e Haradinajt, Mesiq e ka treguar fytyrën e vërtetë të lëvizjes pjesë e së cilës është, shkruan lajmi.net.
“Mesiq është rrënues i shteteve dhe pjesëmarrës krenar në nxitjen e luftës vëllavrasëse, njeriu i cili është krenar me rolin e tij në shkatërrimin e shtetit që shpërbërjen e tij e shtyri në luftë, ku si pasojë u vranë miliona serbë, myslimanë dhe kroatë”, thekson Lista Serbe.
Kjo Listë e ka quajtur “kriminel luftë” Ramush Haradinajn.
“Mesiq u është bashkuar lobistëve shqiptarë, i cili për para të përgjakura, të fituara me tregti me narkotikë dhe organe njerëzore, është i gatshëm të bëjë gjithçka, bile edhe kriminelët e luftës t’i quajnë miq”, thekson Lista Serbe. /Lajmi.net/
Lexoni edhe:
Deklarata e Mesiqit se Haradinajn e ka mik dhe pret lirimin e tij, i “tranon” mediat serbe (Foto)