Ferizaj

Reagim i qytetarëve të Ferizajt: Nuk jemi Arabi Saudite, Ferizaj nuk lejon të na bëhet gjaku ujë

By FerizajPress

December 07, 2018

Hapja   qendrës tregtarë  në Ferizaj u përshëndet nga shumë ferizajas. Në këtë qendër  tregtarë u përqendruan bizneset  më të njohura në Kosovë.

Por sipas një reagimi të qytetarëve dërguar redaksisë së Ferizajpress dikush këtë po e shfrytëzon për reklamim.

Në një reagim të qytetarëve  ngritet shqetësimi në lidhje më një njoftim të publikuar në biznesin “Missini”  për mbyllje të lokalit në kohë të Xhumasë. Kjo kompani  sipas një foto të dërguar nga këta qytetarë shkruan se  nga 11:30 deri 12:30 ky lokal nuk punon pasi personeli gjendet në Xhuma.

“Kjo mbyllje e lokaleve  me propagandë është qëllimkeqe. Ne jemi shtet laik dhe nuk duhet toleruar këtë reklamim. Pronari i  kafiterisë “Missini”  le të shkon ku të don por jo ta propagandojë këtë se nuk jemi në Arabinë Saudite, e  Ferizaj nuk  lejon  të na bëhet gjaku ujë sikur qytetarëve të Mitrovicës nga është pronari  dhe nuk  mundet askush  të luaj me dinjitetin tonë kombëtarë” thuhet në këtë  reagim të qytetarëve.