Ferizaj

Reagim i kryetarit të komunës së Hanit te Elezit pas rrahjes së 3 shtetasve të Kosovës mbrëmë në Shkup nga huliganët maqedonas

By FerizajPress

December 09, 2019

Kryetari i komunës së Hanit te Elezit, z.Rufki Suma dhe nënkryetari Mallzum Qajani vizituan në shtëpitë e tyre tre të rinjtë nga Hani i Elezit , Egzon Avdush Kuka(1995), Liridon Avdush Kuka, (2000) dhe Metush Qamush Brava (2001) që u sulmuan mbrëmë në Shkup pas ndeshjes midis Vardarit dhe Shkëndijës nga ana e tifozëve maqedonas.

Komitët me të mbaruar ndeshja midis Varadarit dhe Shkëndisë kanë vërshuar rrugëve të Shkupit të pajisur me thika e shkopinj bejsbolli pa asnjë arsye sulmuan tre të rinjtë e Hanit te Elezit duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Edhe përkundër numrit të madh të njësive policore në vendin e ngjarjes ata nuk reaguan me kohë edhe pse me lëndime të rënda trupore dhe të përgjakur nuk i ofruan ndihmën mjekësore, por i dërguan në stacionin policorë për ti intervistuar dhe në atë gjendje i mbajtën më tepër se 5 orë. Me të arritur ne Kosovë, ata menjëherë shkuan në QKMF të Hanit te Elezit ku morën trajtimin mjekësor. Kryetari i komunës kërkon nga pushteti maqedonas që ndaj huliganëve te shqiptohet dënimi i merituar dhe të krijoj siguri për qytetarët shqiptarë të Kosovës Gjithashtu kërkohet nga ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut që të interesohen për sigurinë e shqiptarëve të Kosovës në Maqedoni sepse kjo nuk është hera e parë që huliganët maqedonas i sulmojnë shqiptarët e Kosovës në të kundërtën as shtetasit maqedon që vijnë në Kosovë nuk do te kenë siguri.