Sport

Reagim i kryesisë së Klubit të Volejbollit “Luboteni”

By FerizajPress

October 11, 2016

Pas lajmit në media elektronike  se lojtari i KV”Luboteni” kohë më parë ka  publikuar një foto në të cilën mbanë veshur  fanellën me mbishkrimin “Kosova është Serbi”  e që tani   është angazhuar në ekipin e KV “Luboteni” të Ferizajt,përmes një komunikatë për media ka reaguar  kryesia e Klubit  të Volejbollit “Luboteni”

Reagimin e  e plotë të Kryesisë  së KV “Luboteni” mund ta lexoni në vazhdim:

Reagim i kryesisë së Klubit të Volejbollit “Luboteni”

Sot.më datë 10 Tetor.2016 ,Kryesia e KV “LUBOTENI” ,mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme,me qëllim  të sqarimit të opinionit publik  në lidhje me lajmin  e trasuar në portalin medial  www.veriu.info,se  një lojtar i KV “LUBOTENI” nuk respekton institucionet e Republikës së Kosovës.

Kryesia e Klubit të Volejbollit “LUBOTENI” sqaron  të gjithë sportdashësit dhe opinionin e gjerë publik se lojtari në fjalë,Miroslav Karaxhiq,i cili është shtetas i Republikës së Kosovës,foto me parullën në fjalë që përmend portal  i lartpërmendur e ka bërë në periudhën kur  nuk ka qenë lojtar i KV “LUBOTENI”, përkatësisht  në vitin 2010.

Megjithatë Kryesia e Klubit në mbledhjen e mbajtur sot,duke  u distancuar nga veprimet e lojtarit në fjalë,mori vendim që në bazë të Rregullores  Nr. 01-2015,datë 17.Nëntor 2015, për organizimin  dhe disiplinën e KV “LUBOTENI”, lojtarit  Miroslav Karaxhiq t’i shqiptohet masa disiplinore, vërejtje me paralajmërim për largim nga Klubi i Volejbollit “LUBOTENI”

Sekretari i Klubit të Volejbollit “LUBOTENI” Shpend Rushiti.

Për këtë edhe lojtari Miroslav Karaxhiq   ka dërguar një deklaratë  klubit KV “Luboteni”  përmes të cilës  ka shpjeguar rastin .

Deklaratën e Karaxhiqit në origjinal mund ta lexoni në vazhdim (të pa përkthyer)