Ferizaj

Rasti i 35 vjeçares, para komunës së Ferizajt sonte ndezen qirinjë

By FerizajPress

December 01, 2022

Pas rastit të mbrëmshëm ku humbi jetën 35 vjeçarja e cila ishte edhe shtatëzënë, një grup aktivistësh nga Komuna e Ferizajt sonte do të bëjnë homazhe para ndërtesës së Komunës duke ndëezur qirinjë.Njoftimi i plotëTë nderuar qytetarë, pas ngjarjes makabre që ndodhi mbrëmë në oborrin e QKUK-së, ku mbeti e vrarë Hamide Magashi nga ish burri i saj, një grup aktivistësh nga Komuna e Ferizajt do të bëjnë homazh duke ndezur qirinjë para ndërtesës së Komunës së Ferizajt për të ndjerën.Homazhi do të bëhet sonte ne orën 20:00Ju ftojmë të gjithëve pa dallim gjinie e moshe t’i bashkangjiten këtyre homazheve!