Lajme

Rasim Mulaj: Mos shukatni për tokën e Kosovës

By FerizajPress

August 03, 2016

Përfaqësues i fshatarëve të Dukagjinit që dalin në bjeshkë e që preken nga demarkacioni, ka thënë se kurrë në historinë e Kosovës Mali i zi nuk e ka pasur Kullën në anën e vet.

“Kurrë Mali i zi këtë anë s’e ka menaxhu . Ky Komision e ka zbrit kufirin prej Kullës rrafsh pesë kilometra në brendi të Kosovës. Kemi dokumentacione të mjaftueshme që tregojnë se Kulla e Zhlebit kurrë në histori s’ka qenë pjesë e Malit të Zi. Ky komision duhet të japë dorëheqje se u ka dhënë tokë Malit të Zi”, ka thënë Rasim Mulaj.

Ai ka apeluar të mos ratifikohet demarkacioni siç është kështu, sepse paraqet një shitje të tokës së Kosovës.

“Të formohet një komision i të gjitha grupeve parlamentare e të vini t’ju çoj të Kulla e zhlebit. Se shumë po folin përmendësh. Kurrë Murat Meha s’e ka thirr askënd prej përfaqësuesve që kemi hise te Kulla e Zhlebit. S’ka pasur takime me ne Murat Mehën, s’është e vërtetë. Unë jam përfaqësues e nuk e kam takuar. Mos e ratifikoni se iu dënon populli se populli ua ka dhënë votën. Mos shukatni vllazën për tokën e Kosovës, se s’u kanë kurrë e Malit të Zi”, ka thënë Mulaj, duke shtuar se për këto toka tatimet Kosovë i janë paguar.