Ferizaj

Rashit Qalaj, Drejtor i ri i Policisë së Kosovës

By FerizajPress

August 28, 2018

Pas katër muajsh, Policia e Kosovës është bërë me Drejtor të Përgjithshëm. Indeksonline mëson se Rashit Qalaj është përzgjedhur drejtor i institucionit kryesor të sigurisë në vend.

Vlen të theksohet se Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kishte hapur në maj konkursin për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

 

 

Ndryshe, Qalaj deri më tash kishte postin e drejtorit të Departamentit të Operacioneve.

Ai nga sot do të jetë numri një i PK-së, post të cilin e kishte Shpend Maxhuni – aktualisht drejtori i AKI-së.