Ylli i Vitesses ishte titullar si gjithnjë për skuadrën e tij, ku u përballën me Groningenin në udhëtim. Vendasit kaluan të parët në epërsi vetëm pas pesë minutave lojë.
Ndërkohë në pjesën e dytë, Rashica bëri gjithçka mirë duke depërtuar nga krahu i djathtë dhe asistoi bukur tek Navarone For i cili shënoi golin e barazimit.
Asistimi në këtë ndeshje bëri që Rashica të shpallet futbollisti më i mirë në ndeshje me notë (7.6) sa kishte edhe qendërmbrojtësi i Vitesses, Maikel Va nder Werff.