Ai ka thënë se pas pushimit veror, do të ecin me shpejtësi me të gjitha procedurat e nevojshme, që së pari kjo temë të vihet në agjendën e Komisionit ‘LIBE’ dhe më pas do të pasojë vendimi nga Parlamenti Europian, që siç thotë Soltes ‘jam i bindur se do t’i japë dritën e gjelbër të liberalizimit të vizave në fillim të vjeshtës’.
Por sipas tij, pjesa më e vështirë do të jetë votimi në Këshill.
“Shpresoj që vendet anëtare të ndjekin shembullin e Komisionit Evropian dhe të Parlamentit. Është koha që qytetarët e Kosovës të gëzojnë të njëjtat mundësi dhe të marrin trajtimin e njëjtë si fqinjët e saj. Kjo nuk duhet të shtyhet tani kur konfirmohet se kërkesat janë përmbushu”, ka thënë raportuesi për Kosovën.
Sholtes ka thënë se rekomandimi pozitiv për liberalizim është një hap i madh drejt liberalizimit të vizave dhe lirisë së lëvizjes, i cili më në fund mund të bëhet realitet për qytetarët e Kosovës.