Lajme

Raportohen dy raste për fotografim vote në Maqedoni

By FerizajPress

December 11, 2016

Vendvotimi numër 1036 në komunën e Kumanovës, është hapur me 15 minuta vonesë. Vendvotimi numër 2210 në komunën e Velesit është hapur me 30 minuta vonesë për shkak të asaj se nuk ka pasur energji elektrike.

Deri më tani MOST ka vërejtur në komunën Radovish se si një votues e ka fotografuar fletëvotimin me telefon. Bordi zgjedhor nuk e ka parë dhe nuk ka reaguar.

Njashtu edhe në komunën Gjorce Petrov, ku një votues e ka fotografuar fletën e votimit. Është thirrur policia.

.