Ferizaj

Ramush Haradinaj  takon qytetarët e Ferizajt , flet për zhvillimet e fundit

By FerizajPress

September 20, 2016

Ramush Haradinaj këtë të marte ka vizituar qytetin e Ferizajt ku ka zhvilluar një takim me simpatizant të AAK-së dhe qytetar të Ferizajt dhe rrethinës.

Takimi i sotëm me qytetar të Ferizajt nga lideri i AAK-se u  zhvillua me qëllim  të bashkëbisedimit me qytetarë të Ferizajt në lidhje me zhvillimet e fundit  në Kosovë.

Xhavit Zariqi , kryetarë i AAK-së ,dega në Ferizaj i cili udhëhoqi këtë takim, tha se   lideri i AAK-së është këtu për të biseduar  për zhvillimet e fundit në Kosovë.

‘Zhvillimet e fundit vërtetuan se dy çështje të cilat u kundërshtuan nga opozita  nuk ishin shumë të mirëpritura por me kalimin e kohës  dhe këmbëngulësia e opozitës bëri që opinioni qytetar të bindet dhe të jetë përkrahës i liderit të AAK-së,Ramush Haradinaj. Këmbëngulësia bëri që të mos tolerohet falja e trojeve të Republikës së Kosovës Malit të Zi si dhe të mos kaloi  Asociacioni të komunave me shumicë serbe  në formën e propozuar” tha Zariqi   në këtë takim.

Zariqi tha se këto ngjarje dhe mos funksionimi i shtetit,rritja e korrupsionit, degradimi i sistemit gjyqësor dhe arsimor  na bënë këmbëngulës që kjo qeveri sa më parë të shkoi në shtëpi.

Haradinaj  në fjalimin e tij para anëtarëve dhe simpatizantëve të AAK-së dhe  qytetarëve tha se  një qeveri e cila nuk qeverisë mirë  duhet të punohet që të vij një qeveri e cila do të qeverisë më mirë.

“Temat  të cilat janë më aktuale ende janë  formimi I Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe   Demarkacionit të  kufirit me Malin e Zi. Asociacioni nuk është formuar me vendim të Kosovës por buron nga një marrëveshje  e të cilin gjykata  ka vërtetuar se nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës prandaj është vështirë të kaloi.” tha Haradinaj.

Ndërsa për  demarkacionin e kufirit  më malin e Zi  Haradinaj tha se është një gabim që në fillim . Dokumentimi  më letra të Kadastrit   ishte një hap i gabuar  pasi kjo nuk është kurrfarë argument që të caktoi kufiri.

“Askush nuk mund të gjenë  ndonjë hartë e cila thotë se kufiri nuk është në Qakorr. Pse nuk qenka në Kadastër  nuk është argument se ai nuk I takon Kosovës pasi asnjë pronë publike nuk është në kadastër. As malet e Lybetenit nuk janë në asnjë kadastër por ato janë territori i Kosovës” tha Haradinaj.

Haradinaj ka  ftuar të gjithë të pranishmit që të lusin të gjithë deputetët nga rajoni I Ferizajt që mos të votojnë Demarkacionin dhe të mos falin tokën e Kosovës.

Në vazhdim Haradinaj  ka bashkëbiseduar dhe u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve të pranishëm.