Lajme

Ramush Haradinaj: Republika franceze, sinonim i lindjes së lirisë, barazisë e vllazërisë

By FerizajPress

July 15, 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr pjesë në pritjen e Ambasadës së Francës në Kosovë të organizuar për nder të Ditës së Bastijës, e cila është Festë Kombëtare në Francë. Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se Republika franceze është sinonim i lindjes së lirisë, barazisë, e trinomit që është përqafuar gjerësisht në botën demokratike, shkruan Indeksonline. Postimi i Haradinajt në Instagram: Republika franceze është sinonim i lindjes së lirisë, barazisë, vëllazërisë, trinomit që është përqafuar gjerësisht në botën demokratike. Shoqëri dhe shtet model që na shërben për t’u bashkuar rreth vlerave të përbashkëta edhe neve në Kosovë. Në emër të Qeverisë, përmes ambasadorit Didier Chabert, përcolla urimet më të mira për prosperitetin e Francës dhe popullit francez. Festofshi në paqe dhe mirëqenie të vazhdueshme!Bonne fête Nationale!