Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka komentuar për herë të parë golat e Xhakës e Shaqirit dhe shqiponjat e bëra ndaj Serbisë. Pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj ka treguar se çfarë ndjeu pas këtyre golave. “Jam gëzu shumë kur i kanë dhanë gollat. Me ka ardh fort mirë dhe jam kënaq. Për të tjerat s’po du me u lëshu në komente sepse unë jam kryetar i qeverisë dhe nuk më takon” ka thënë Haradinaj./Indeksonline/