Ai ka sqaruar se nuk është i akuzuar për terrorizëm, por për thirrje për rezistencë.
Ramiqi ka përseritë se, “myslimanet në Kosovë, që nga mbaslufta janë të diskriminuar dhe nuk i gëzojnë të drejtat e tyre”, andaj atij po i bëhen aktakuza për shkak të rolit, qysh thotë ai, që ka në shoqëri.
Ramiqi ka sqaruar se cila ishte deklarata, për të cilën ai akuzohet:
“Nuk kemi me qendruar duerkryq dhe kemi me vepruar”, është deklarata, për të cilën thotë se, nuk ka përmendur fjalën rezistencë, “edhe pse, ka rezistencë të ndryshme, nëse e kisha përmend”, sqaron Ramiqi.