Lajme

Ramadani: Opinioni do të tronditet kur të kuptohet se kush urdhëroi burgosjen e ushtarëve të UÇK-së në Rastin “Kiçina”

By FerizajPress

August 11, 2016

Faton Ramadani, vëllai i Arsim e Burim Ramadanit, të cilët janë të dënuar në rastin “Kiçina”, përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas publikimit të videove të përgjimeve të “Pronto 2″.

“Në këtë mënyre se si po jep Adem Grabovci listat për policë, prokurorë e gjyqarë, ashtu ishte dhënë lista me emrat e vëllëzerve Ramadani për ta mbuluar krimin e tyre dhe për të njollosur Komandantin e pergjithshem të UÇK-së, se kinse truprojet e tij janë vrasës fëmijësh”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Ai më tej ai shkruan se publiku do të tronditet kur të marrin vesh se kush ka dhënë urdhër për vënien në faj dhe burgosjen e ushtarëve të UÇK-së për krimin e pakryer nga ta.

Vëllezërit Arsim e Burim Ramadani si dhe Arben e Jeton Kiçina po vuajnë një dënim prej 106 vjetësh. Ata akuzohen se në vitin 2001, në Baicë të Drenasit, kanë vrarë ish-inspektorin e policisë, Hamzë Hajrën, bashkë me katër anëtarë të familjes së tij

Postimi i Faton Ramadanit në Facebook: “Ne kete mënyre se si po jep Adem Grabovci listat per policë, prokurorë e gjygjtarë, ashtu ishte dhënë lista me emrat e vëllëzerve Ramadani për ta mbuluar krimin e tyre dhe për të njollosur Komandantin e pergjithshem të UÇK-së, se kinse truprojet e tij janë vrasës fëmijësh, se a duhet të dal një PRONTO tjetër për ti zbuluar inskenimet e fëlliqura për t’i vënë në faj Vëllezërit Ramadani do ta shohim me kohës, saktësisht nëse edhe Hetimi qe po behet per padrejtesin e vllezerve Ramadani e Kiqina nuk mund te manipulohet dhe bëhet pjesë e pazareve te tyre siq kishin ber me heret, publiku do të tronditet kur të marrin vesh se kush ka dhënë urdher per vënien në faj dhe burgosjen e ushtareve te UÇK-së per krimin e pa kryer nga ta.

Nxjerrja e incizimeve me tema te tilla dhe publikimi I tyre tregon fuqin qe kishin kta persona.

E verteta e rastit Ramadani e Kiqina duhet te dal dhe t’lirohen djemt e pa fajshum”, ka shkruar Ramadani.