Lajme

Rama thyen heshtjen mbi reformën në drejtësi

By FerizajPress

July 21, 2016

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen e 24 orëve të fundit duke dhënë një koment mbi draftin e reformës në drejtësi.

Përmes një statusi në “Facebook”, shefi i ekzekutivit shprehet se opinioni i mazhorancës nuk ka ndryshuar, ndërkohë që është i bindur se reforma do të miratohet në Kuvend.

“Opinioni ynë është po ai i njëjti prej kohës. Çdo gjë për konsensusin dhe reforma në drejtësi o do votohet o do votohet!”, shkruan kreu i qeverisë.

Kryeministri refuzoi gjatë seancës së Kuvendit të jepte një prononcim për media për reformën në drejtësi, e cila është paracaktuar të votohet ditën e sotme.

Më parë u zhvilluan bisedime mes kreut të Kuvendit, Ilir Meta, kreut të opozitës Basha, si dhe ambasadorëve Lu e Vlahutin, takim në të cilin Rama nuk mori pjesë.