Rama: Të prishim vëllazërinë në krim mes politikës dhe gjyqësorit

By FerizajPress

June 15, 2016

 

“Ka ardhur momenti që vëllazëria në krim mes politikës dhe gjyqësorit të prishet dhe të mos pranojmë më që gjykatat, të cilët kanë liruar kriminelë, të kalojnë testin e radiografisë”, tha Rama, duke iu referuar procesit të quajtur “vetting”.

I nxitur nga pretendimet e Partisë Demokratike për “moskapje të drejtësisë nga politika”, kryeministri Rama është shprehur se pikërisht mosfutja e duarve të partive në procesin e skanimit dhe vlerësimit të anëtarëve të sistemit të drejtësisë është shkak, që shumica qeverisëse ka pranuar mosemërimin e gjykatësve me shumicë të thjeshtë dhe as me 3/5-tat, por me 2/3-tat.

“PD-ja vazhdon të tregojë përralla nga frika e Reformës në Drejtësi. E dimë shumë mirë që të 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë zgjedhur nga qeveria e PD-së, ndërsa 16 nga 17 anëtarët e Gjykatës së Lartë po ashtu janë zgjedhur prej qever isë së shkuar. Shumë prej tyre madje janë zgjedhur edhe me shumicë të thjeshtë, jo më me 3/5-tat për të mos folur me 2/3-tat”, theksoi Rama.

Në fund, kryeministri Rama theksoi se dyert e Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë janë të hapura, por me kushtin që kjo Reformë në Drejtësi të miratohet dhe të mos kalohet “vija e kuqe” e vendosur si e tillë jo vetëm prej shumicës qeverisëse, por e kërkuar edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

The post Rama: Të prishim vëllazërinë në krim mes politikës dhe gjyqësorit appeared first on Lajminet.