Lajme

Rama s’mund të flasë për Kosovën me Serbinë

By FerizajPress

October 15, 2016

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, i cili njëherësh është edhe këshilltar i kryeministrit  të Kosovës Isa Mustafa, ka deklaruar se janë të mirëseardhura angazhimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, si dhe të vendeve tjera mike për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, por ai ka thënë se Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe se në emër të Kosovës mund të flasin vetëm institucionet e Kosovës.

Gecaj në një intervistë për “Zërin” ka thënë se beson që vizita e kryeministrit shqiptar në Serbi do të kontribuojë në shtensionimin e raporteve në rajon dhe krijon një klimë bashkëpunimi. Kurse, sa i përket qëndrimeve që ka shprehur Rama në Beograd për çështjen e “Trepçës”, Gecaj ka thënë se ato janë në përputhje me qëndrime e Kosovës.

Më tej në këtë intervistë për gazetën Gecaj ka thënë se ka stagnime në dialogun Kosovë-Serbi, mirëpo, sipas tij, partnerët e koalicionit qeverisës vendosin nëse do të ketë ndryshim të formatit të këtij dialogu apo jo.

.