Rama: PD kontrollon drejtësinë

By FerizajPress

June 06, 2016

“Partia Demokratike ka sot ka një kontroll abuziv të trashëguar mbi sistemin duke administruar nderet e bëra përkundër shërbimeve të marra. Mëkatet e atyre që i kanë paguar me para në dorë shkallët e karrierës dhe akomodimin e shumë njerëzve në sistem që nuk meritojnë të jenë as juristë në komunale, jo më të jenë gjykatës që vendosin për fate qytetesh, interesash publike dhe njerëzish.

Mjafton të shikoni sagën e Bashkisë së Tiranës me atë malin e betonit që me lejen e ish-kryetarit synohet të ndërtohet tek Diga, për të kuptuar se me çfarë drejtësie kemi të bëjmë! Çfarë kokolepsje kushërinjsh, tribuje përfshirë në një interes”, tha ai, transmeton topchannel.

Kjo ishte arsyeja e parë e dhënë nga Kryeministri dhe e dyta është akoma më shumë politike dhe lidhet drejtpërdrejtë me integrimin.

“Partia Demokratike nuk dëshiron negociatat për arsye politike. Është një qasje destruktive dhe gjithçka që PD ndërton çdo ditë është një proces kriminalizimi, baltosje dhe nxitje e pakënaqësisë dhe e gjithë ndjenjave që natyrshëm dominojnë ende shumë njerëz sot sepse rezultatet e reformave tona nuk vijnë dot njëherësh. Shqipëria sot është një kantier ndërtimi”, tha ai.

Por pavarësisht kësaj, Kryeministri u shpreh i bindur se PD do ta votojë atë.

Rama u ul në tryezë me Lulzim Bashën, por për të ai është kryetar “de jure” i Partisë Demokratike dhe këtë e vërteton, sipas tij, edhe aktiviteti i ndërkombëtarëve me opozitën.

“Lulzim Basha është kryetari ‘de jure’ i PD, por në PD nuk vendos Lulzim Basha. Është e vërtetë e madhe. Parafytyroni sikur për të bashkëbiseduar me Ilir Metën, ndërkombëtarët të shkonin të takonin Spartak Brahon, ose për të bashkëbiseduar me mua të takonin dikë mbi 70 vjeç. Ata bashkëbisedojnë me Sali Berishën sepse është ai që vendos”, u shpreh ai.

The post Rama: PD kontrollon drejtësinë appeared first on Lajminet.