Rama: Në sistemin e drejtësisë blihet çekiçi i gjykatësit

By FerizajPress

July 18, 2016

Ai në një konferencë për media, pas takimit me Lulzim Bashën dhe Ilir Meten, tha se rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian, duhet të ndodh me reforma dhe sakrifica që i kemi borxh fëmijëve tanë.

“Në sistemin e drejtësisë që kemi, jo vetëm që shitet dhe blihet drejtësia por shitet karriera, shitet dhe blihet çekiçi i gjykatësit”, tha ai.

Rama ka kritikuar Bashën si mund t’i kundërvihet ndërkombëtarëve që kanë për qëllim pastrimin e gjykatësve të korruptuar.

Ai shtoi se ky proces është jetik për Shqipërinë dhe do të kërkojë kohë që t’i shihen rezultatet, por nëse dështon ditën e enjte, ajo nuk është një paket ligjesh që mund të rifutet lehtë në punën e parlamentit dhe do të jetë një dështim i madh dhe i pa merituar për të gjithë popullin shqiptar.

“I them të gjithë deputetëve të PD-së që të luash me fatin e Shqipërisë thjesht vetëm që ke hallin se si do të shkoj puna e mandatit tënd, ka vetëm një emër që do ta them të enjten”, tha ai

.