Rama në SHBA, takon edhe drejtuesit e FBI

By FerizajPress

April 12, 2016

Në 14 prill, delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrat Tahiri e Bushati do të priten në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan Barak Obama.

Sipas TVSH-së takimet e kryeministrit do të vijojnë edhe në Byrone Federale të Hetimit (FBI). Ky pritet të jetë një takim interesant për shak të përfshirjes së këtij institucioni në ndërtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në Shqipëri.

Gjatë vizitës së tij në SHBA kryeministri Edi Rama do të lançojë edhe projektin e Samitit të Parë Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare, i cili parashikohet të mbahet në nëntor të këtij viti në Tiranë./ lajmi.net

The post Rama në SHBA, takon edhe drejtuesit e FBI appeared first on Lajminet.