Rama kërkon njohjen e Kosovës nga vendet anëtarë në NATO

By FerizajPress

July 09, 2016

Gjatë takimit të kryetarëve të shteteve dhe qeverive, Kryeministri Edi Rama insistoi mbi nevojën për një vëmendje edhe më të madhe të Aleancës kundrejt rajonit të Ballkanit.

Kryeministri Rama konfirmoi edhe një herë mbështetjen e politikës së dyerve të hapura të NATO-s dhe zgjerimin e saj në rajon. NATO dhe Bashkimi Europian, theksoi Kryeministri, nuk janë shtrirë ende plotësisht në Ballkan. Shtrirja e plotë e Aleancës në rajon është një investim strategjik për sigurinë e përbashkët. Kosova ende vijon përpjekjet e saj për integrimin në NATO, tha Kryeministri, ndërsa nënvizoi se institucionalizimi i marrëdhënies së Aleancës me Kosovën do të shërbente si katalizator për gjithë hapësirën e Europës Adriatike.

Kryeministri kërkoi njohjen e plotë të Kosovës nga vendet anëtare të NATO-s, duke e konsideruar këtë një domosdoshmëri që rrit stabilitetin dhe sigurinë në rajon.  Shqipëria ka kontribute të vlerësuara edhe në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Si pjesë e koalicionit global kundër ISIS, Shqipëria ka planifikuar dërgimin e trajnuesve ushtarakë në Irak.

.