Rama i reagon Bashës për qeverinë teknike

By FerizajPress

August 02, 2016

Rama ka thënë Bashën duhet mësuar dikush se jo ç’do kush të tij mund ta plotësojmë, sikur se që u bë me Reformën në Drejtësi.

Rama ka thënë se Qeveria ka një mandat për të qeverisur dhe se kontrata me shqiptarët është katërvjeçare, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Ramës:

Lulëzim Basha kërkon qeveri teknike dhe thotë e ka kusht!…

Dikush duhet t’ia mësojë se kushte mund të vendosë vetëm brenda Shqupit dhe t’i thotë, edhe aty me pak kujdes sepse jo gjithë janë gati t’ia pranojnë çdo lloj kushti – siç tregoi procesi i Reformës në Drejtësi.

Qeveria ka një mandat për të qeverisur Shqipërinë dhe kontrata jonë me shqiptarët është katërvjeçare. Në asnjë pikë të kësaj kontrate nuk figuron ndonjë detyrim i qeverisë, për t’i bërë babysitting Lulëzimit. Duhet të rritet vetë dhe të mësojë të udhëheqë pa babisiter!

Lulëzimi më kujton një frazë të bukur të Arrigo Sacchit: Nuk ka më keq për fëmijën se një baba harbut, që e gënjen mendja se i biri është Francesco Totti i ardhshëm!

.