Rama: Gati për çdo ndihmë ndaj Maqedonisë

By FerizajPress

August 07, 2016

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me momentet dramatike që po kalon Maqedonia për shkak të përmbytjeve. Kreu i qeverisë shprehu gatishmërinë për t’iu gjendur pranë fqinjëve tanë.

“Ndjekim me dhimbje e shqetësim zhvillimet tragjike në Maqedoni! Gati për çdo gjë mundemi për të ndihmuar vëllezërit, motrat dhe fqinjët tanë!”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.

.