Rama dhe Meta takohen në Vilën Qeveritare në Durrës

By FerizajPress

August 01, 2016

Takimi mes tyre mësohet se po zhvillohet tek Vila Qeveritare në Durrës.

Mësohet se takimi mes dy krerëve të koalicionit ka në qendër Reformën në Drejtësi dhe vazhdimin e marrëveshjes mes tyre në lidhje me qeverisjen e vendit.

“Vettingu” është një çështje tjetër e veçantë që po diskutohet mes Ramës dhe Metës.

Në orën 18:00 kreu i Kuvendit dhe i LSI-së, Ilir Meta zhvilloi një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha ku është diskutuar pikërisht për Reformën në Drejtësi.

.